Shkëlzen Berisha dhe Taulant Balla përballen në Gjykatë, kaq para kërkohen dëmshpërblim (FOTO LAJM)

Shkëlzen Berisha ka paditur në gjykatë Kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballën. Berisha ka paditur në gjykatë Ballën për shpifje dhe kërkon një dëmshpërblim prej 3 milion lëkesh të rinj si dhe përgënjeshtrim të akuzave.

Në padinë e Berishës janë renditur dhe deklaratat e Ballës që sipas tij janë të pavërteta.

“Shkëlzen Berisha ka marrë nga Banka kredi 1.8 milionë euro me kolateral pronat e krimit makabër në Gërdec. Si u bë Zeni pronar i atyre pronave milionëshe”.

“Nga kjo foltore , përfitoj ti drejtohem SPAK-ut që të nisë menjëherë hetimet për këtë djalë me fat që , pa punuar asnjë ditë të vetme në jetë, disponon miliona euro kredi duke u deklaruar vetëm si sekser”, ishin këto pjesa nga deklaratat e ballës të cilat , Berisha i ka pasqyruar në padinë e tij.

Duke i cilësuar si fyerje dhe të pa faktuara këto deklarata, në padinë e Shkëlzen Berishës thuhet se:

Në dokument thuhet se Shkëlzen Berisha ka pësuar dëm jo pasuror si pasojë e cënimit të nderit dhe personalitetit të tij që formësohet në dy lloj dëmësh, moral dhe ekzistencial.

Shkëlzen Berisha kërkon që Balla të përgënjeshtrojë deklarata e tij. Çështja kaloi për gjykim më datë 14 shtator ora 14:00. Gjykata caktoi ekspertë psikologe, ku  do intervistojë  Shkëlzen Berishen për dëmet psikologjike.

 


Shtuar 30.06.2021 14:26