Shkëlqen Messi, Argjentina me vuajtje merr 3 pikët e para

Argjentina ka vuajtur jo pak për të marrë 3 pikët e para në Kupën e Botës.

Ekipi i Scalonit zhvilloi një ndeshje të dobët në pjesën e parë ndaj Meksikës, teksa duhet të vinte minuta e 64′ kur Messi te realizonte me një goditje të bukur brenda zonës.

3 minuta nga fundi Fernandes dyfishoi shifrat duke realizuar golin e qetësisë dhe të fitores 2-0.

Kjo fitore e ngjit Argjentinën në vendin e 2 me 3 pikë, ndërsa Polonia mban kreun e Grupit C me 4 pikë, ndërsa grupin e mbyll Arabia Saudite me 3 pikë dhe Meksika me 1 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen e radhës, Argjentina luan ndaj Polonisë. SHIKO GOLAT /G.D albeu.com/


Shtuar 26.11.2022 21:58