Dyert e PD-së së Gjirokastrës janë shkelmuar dhe hapur me forcë.
Denoncimin e ka bërë kreu aktual i PD në Gjirokastër, Dasho Aliko, i cili ka dalë me një deklaratë për mediat.
Sipas tij ajo që ka ndodhur është një veprim vanda dhe ka ndodhur rreth mesditës së sotme.
I deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore të PD në Gjirokastër takim ky i organizuar në ambientet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër. Sipas deklaratës së bërë publike nga kryetari i PD në Gjirokastër, Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.
Aliko nuk ka kursyer akuzat për Bejkon dhe atyre personave që kanë vënë dorë në selinë e PD duke e shkallmuar./albeu.com/