Shkelje me shpronësimin, vendndodhja e Incineratorit të Fierit u ndryshua 3 herë

Hetimet më të fundit mbi aferën e incineratorëve zbulojnë të tjera fakte për impiantin e trajtimit të mbetjeve në Fier. Dokumentet qe disponon komisioni parlamentar, tregojnë se trualli i vendosur fillimisht nga vendimi i Këshillit Bashkiak Fier në vitin 2015 ishte në fshatin Plyk pa pasur në plan ndërtimin e një incineratori.

Në vitin 2016 është ndryshuar vendndodhja në fshatin Mbyet, përsëri me firmë të kryebashkiakut të Bashkisë Fierit.

Të lidhura

None found

Brenda vitit, në nëntor të vitit 2016 kryetari i Bashkisë Fier vendos sërish ndryshimin e vendndodhjes dhe shkon në fshatin Mbrostar.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaron se ndryshimi 3 herë i vendit të ndërtimit të incineratorit nga Bashkia e Fierit nuk ka qenë rastësor.

Në hartë sipas saj ishin 6 mundësi shtetërore, por u zgjodh një tokë private e cila u kompensua jo sipas procedurave ligjore dhe në një vlerë prej 460 milionë lekë.

Ndërkohë, në një dokument të siguruar nga redaksia rezulton se Bashkia e Fierit nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar për këtë projekt.Incineratori i Fierit, Tabaku: Nga 10 troje në dispozicion, Subashi i dha koncesionerit të vetmen pronë private
Nga hetimet kanë dalë dhe të dhëna në lidhje me pagesat që i janë bërë kompanisë koncensionare.

Sipas deputetëve të opozitës koncensioni i incineratorit të Fierit ka ezauruar të gjitha paratë dhe ka për të marrë dhe 250 lekë nga buxheti i shtetit.

Por administratori Loran Dusha e mohon këtë deklaratë dhe thotë se kompania ka për të marrë dhe 5 milionë euro.

Gjithashtu, ai konfirmoi se pas 40 ditësh përfundoi kolaudimi i incineratorit.

Por deri tani nuk është marrë asnjë masë për licencimin e energjisë nga ERE dhe caktimin e çmimit në momentin që impianti do të nisë punë, duke krijuar të njëjtën situatë si incineratori i Elbasanit./Ora News/