Shkeli arrestin e shtëpisë, i riu rrihet me grushte në Tiranë

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kryeqytet, pasi një shtetas teksa ka shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie” është rrahur me grushta.

Policia ka arritur ta kapë dhe ta burgosë 26-vjeçarin në fjalë.

Lajmin e bëri të ditur vetë policia përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe proceduan penalisht shtetasit E. I., 27 vjeç, dhe A. I., 51 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Shtetasit E. I., dhe A. I., për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A. M. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. M., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/