Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, 17 të arrestuar, mbi 700 mijë euro dhe 20 kg drogë e sekuestruar

EUROPOL ka vënë në pranga një ditë më parë 17 shtetas shqiptarë të cilët dyshohet si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Në operacionin e zhvilluar mes autoriteteve gjermane dhe ato belge, u arrestun 17 persona, u sekuestruan mbi 700 mijë euro dhe 20 kilogram drogë.

Në këtë operacion të gjerë morën pjesë më shumë se 300 forca policie.

Rezultatet e ditës së aksionit:

26 kërkime pronësie (21 në Belgjikë, 5 në Gjermani)

17 arrestime (15 në Belgjikë, 2 në Gjermani)

Konfiskimet përfshijnë:

Një plantacion i brendshëm i kanabisit

15 kilogramë kanabis

3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë

13 automjete, shumica të pajisura me ndarje profesionale të fshehura

3 armë zjarri

Mbi 700 000 euro në para të gatshme

Organizata kriminale në shënjestër ishte e specializuar në trafikun e heroinës dhe kokainës.

Hetuesit zbuluan se droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani me automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara të fshehura. Droga më pas shpërndahej në të gjithë Evropën.

Gjatë hetimit u sekuestruan disa qindra mijëra euro para të gatshme.

Europol e mbështeti këtë hetim duke ofruar ekspertizë të përshtatur dhe mbështetje të gjerë analizash dhe duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit përmes kanaleve të tij të sigurta. Një sërë takimesh operacionale u organizuan nga Europoli në të gjithë Evropën me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivel ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve të njëkohshme që synojnë çmontimin e të gjithë strukturës së këtij grupi kriminal.

Autoritetet e mëposhtme morën pjesë në hetim:

Gjermani: Policia gjermane në Bielefeld dhe Paderborn

Belgjikë : Policia Gjyqësore Federale në Bruksel dhe Zyra e Gjykatës dhe Prokurorisë Hetuese e Brukselit


Shtuar 26.05.2023 17:16