Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Bolonja, 36 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Policia në Bolonjës, ka zbuluar një bandë kriminale e trafikut të drogës, ndërsa janë arrestuar 36 persona.

Anëtarët e bandës kriminale ishin italianë, pakistanezë dhe shqiptarë.

Sipas hetimeve, organizata shiste qindra doza kokaine dhe heroine çdo ditë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 mijë euro cash.

Mbi 400 oficerë policie, u angazhuan në këtë operacion policor.

Detajet e këtij operacioni, pritet të jepen nga oficerët e komisariatit të Bolonjës paraditen e sotme.


Shtuar 14.03.2024 09:24