Shkatërrohet banda e drogës në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Autoritetet italiane kanë kryer një operacion anti-drogë për të shkatërruar një bandë narkotrafikantësh.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar 12 persona, mes tyre edhe një shqiptar. Mediet italiane raportojnë se pronarit të një banese që përdorej për kultivimin e kanabisit, ishte shqiptar.

Gjithashtu shqiptari i arrestuar kishte dijeni edhe për disa zona të tjera që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike në provincën e Valencias, që kontrolloheshin nga disa shtetas të huaj por edhe nga shqiptarë.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan pothuajse 1 ton marijuanë, 5 automjete, materiale të përdorura për plantacionet dhe më shumë se 14 mijë euro para cash./albeu.com/ 


Shtuar 14.04.2023 10:18