Shkatërrime, predha dhe 27 viktima! Kjo është situata në qytetin e Kharkivit (FOTO LAJM)

Qyteti i Kharkivit duket se është nën duart e ushtrisë ruse, teksa kanë vijuar bombardimet në qytet dhe është rritur numri i viktimave.

Duket se ushtria ruse i ka të qartë objektivat, marrjen e drejtimit të Kharkivit dhe Kievit, kryeqytetit dhe qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.

Deri më tani sipas burimeve janë regjistruar 27 viktima dhe 37 të plagosur.

Sulmet janë shënuar në sheshin “Liria” të qytetit dhe Operas. Megjithatë, edhe pse dëmet janë të shumta, qyteti mbetet ende në drejtimin e forcave ukrainase.

Në ndihmë të tyre, kanë ardhur dhe shumë vullnetarë, ndërsa qytetarët, në kohën që sirenat e alarmit dëgjohen në qytet, strehohen në metro. Shumë shtete perëndimore janë pozicionuar krah Ukrainës në këtë situatë.

Ata nuk kanë ndërhyrë ushtarakisht, por po japin ndihmesën e tyre nëpërmjet sanksioneve, me anë të së cilave synohet të dobësohet forca e Vladimir Putin dhe ta detyrojnë atë që të tërheqë trupat nga shteti ukrainas./albeu.com/


Shtuar 1.03.2022 20:17