Shkarkoi nga detyra nënkryetarin, Gjykata rrëzon vendimin e kryebashkiakes së Durrësit

Gjykata Administrative Durrësi ka hedhur poshtë vendimin e kryetares së bashkisë Emiriana Sako ne lidhje me shkarkimin nga detyra te nënkryetarit Arbër Braho.

Gjykata ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim, megjithatë pritet që vendimi të zbardhet për të mësuar detaje të tjera.

Braho u shkarkua në nëntor të vitit 2021 pas disa deklaratave publike në lidhje me prezencën në drejtimin e bashkisë të Vangjush Dakos./albeu.com