Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Albert Halilaj. Vendimi në fjalë është marrë në Këshillin e Ministrave.
Njoftimi:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT KUKËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.