Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar shkarkimin e Anuela Ristanit nga detyra e kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar si një sulm të hapur të Erion Veliajt ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Akti i djeshëm i Erion Veliajt dëshmon përfundimisht se Edi Rama po bëhet një kalë i ngordhur që dalin tani t’ia heqin dhe patkonjtë”, deklaroi Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Sipas kreut të PD-së, Rama ndodhet në një situatë të vështirë dhe nuk është më në gjendje të ndërmarrë ndryshimet që paralajmëron.
Ai iu referua edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas Berishës, e ka vlerësuar si antikushtetuese procedurën e shkarkimit të Veliajt nga Edi Rama përmes këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak.
“Nuk mohohet se Gjykata Kushtetuese vlerësoi si antikushtetues procedurën e shkarkimit nga Edi Rama nëpërmjet këshilltarëve bashkiakë socialistë të tij. Por momenti që u zgjodh nga Erion Veliaj për t’i hedhur dorezën dhe për ta sfiduar në mënyrë përfundimtare është dëshmi e dobësisë ekstreme të Edi Ramës. Dhe pra, gjithçka veprohet në një betejë midis tyre. Po viktimë janë qytetarët e Tiranës”, tha Berisha.
Pyetje: Përshëndetje z. Berisha. Erion Veliaj shkarkoi atë patronazhisten e Ramës nga bashkia. Keni ndonjë info se çfarë po ndodh me këta rilindasit? Kokën hëngshin, se s’më ha meraku shumë për ta, po desha të di a ka ndonjë shans që bashkia t’i shkojë Partisë Demokratike në këto zgjedhje? Dhe një sugjerim, do bënit mirë që kandidatin e bashkisë ta vendosnit vetë, se me primare kam frikë se do të krijohet ndonjë përçarje.
Sali Berisha: Të falënderoj shumë për pyetjen dhe sugjerimin. Hasan, akti i djeshëm i Erion Veliajt dëshmon përfundimisht se Edi Rama po bëhet një kalë i ngordhur që dalin tani t’ia heqin dhe patkonjtë, e kupton vetë.
Pra, dhe kjo është një e vërtetë. Në qoftë se qytetarët e kanë konstatuar, e kanë ndjekur, ai është një person në rrethim, që për të mbrojtur shkon nga një vilë qeveritare në një vilë tjetër qeveritare. Dhe që njofton ndryshime po s’bën dot asnjë ndryshim. S’bën dot asnjë ndryshim. Në këtë kuadër është fillimi i hapur i sulmit të Erion Veliajt ndaj tij.
Nuk mohohet se Gjykata Kushtetuese vlerësoi si antikushtetues procedurën e shkarkimit nga Edi Rama nëpërmjet këshilltarëve bashkiakë socialistë të tij.
Por momenti që u zgjodh nga Erion Veliaj për t’i hedhur dorezën dhe për ta sfiduar në mënyrë përfundimtare është dëshmi e dobësisë ekstreme të Edi Ramës. Dhe pra, gjithçka veprohet në një betejë midis tyre.
Po viktimë janë qytetarët e Tiranës, me keqardhje të madhe. Kam publikuar dje një video të një qytetari ku tregonte se si është transformuar lumi i Tiranës që unë në memorien time nuk e mbaj mend kurrë në atë gjendje të mbushur me të gjitha llojet e plehrave në brigjet e lumit.
Pra, në këtë rast kjo Ristani, e cila nuk shkarkohej nga nënkryetare por i hiqeshin të gjitha kompetencat e deleguara, dhe duke mos ia deleguar dinjitetin asaj apo këtij apo atij, i mbante vetë Erion Veliaj duke i thënë Edi Ramës: ‘dil në mejdan të tregoj se sa vlen ti’, nuk ke punë.
Pra, është një zhvillim pozitiv kjo betejë. E quaj pozitiv, se sa më shumë të shkërmoqen, t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, aq më shumë e meritojnë.
