Shkarkimi i Metës, nis seanca në Gjykatën Kushtetuese

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Kjo është seanca e tretë që zhvillon Kushtetuesja për këtë çështje. Përfaqësuesit ligjor të Metës u mbrojtën në seancën e kaluar duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti në legjislaturën IX për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Sipas tyre, Metës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor.

 


Shtuar 7.02.2022 10:21