Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese cakton relatorin e çështjes

Gjykata Kushtetuese ka caktuar relatorin e çështjen për shkarkimin e presidentit. Kërkesa është bërë nga Parlamenti pas vendimit të marrë me 104 vota pro, për shkarkimin e Ilir Metës nga postii kreut të shtetit.

Sipas burimeve jo zyrtare për Top Channel, relatori i çështjes së presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese do të jetë Përparim Kalo.

Pas vendimit të Parlamentit, Gjykata Kushtetuese ka tre muaj afat për të dhënë një vendim nëse Ilir Meta ka shkelur ose jo Kushtetutën. Pra nëse argumentet e paraqitura nga raporti i komisionit të posaçëm hetimor për shkarkimin e presidentit qëndrojnë ose jo?

Gjykata Kushtetuese përbëhet aktualisht nga 7 anëtarë, ku Vitore Tushe edhe pse i ka përfunduar mandati qëndron në detyrë, deri në caktimin e pasardhësit.

Për pranimin vendimit të Parlamentit nevojitet vota pro e të pesë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.


Shtuar 22.06.2021 18:13