Shkarkimi i Metës, Dervishaj: Janë tjetërsuar fjalët në pretendimet e Presidentit

Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj ka bërë një denoncim ku sipas tij janë tjetërsuar fjalët në pretendimet e presidentit.

“Denoncon marrëzinë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartia,” shkruan Meta në Twitter.

“Janë ndryshuar fjalët. Ndërkohë edhe ka pasur ndërhyrje në prova. Gjykata të çmojë vërtetësinë se ka ndërhyrje në te. Me qëllimin e vetëm që të rrëzohen pretendimet e Presidentit. Ka ndërhyrje, por qëndrimet e Presidentit qëndrojnë. Ka mllef politik,” tha Dervishaj.


Shtuar 7.02.2022 12:01