Shkarkimi i Gledis Nanos, Lala: Ka shkelur diku në kallo, kishte mbështetje ndërkombëtare

Ishte paralajmëruar disa ditë parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është shkarkuar paraditen e sotme nga detyra.

Lajmin e dha ministri Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë.

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar këtë lëvozje në Policinë e Shtetit në Neës 24, duke u shprehur se dyshon se Nano ka shkelur dikë në kallo përderisa nuk iu dha kohë që të përfundonte reformën që kishte nisur në polici, për të pastruar institucionin nga efektivët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

“Zoti Nano ka shkelur diku, në një pikë nevralgjike që i erdhi shkarkimi. Nëse Nano nuk i kishte përmbushur objektivat, a nuk i ka përmbushur edhe ministri i Brendshëm, objektivat?. Nëse nuk pastrohet policia nga kriminelët dhe militantët, problemi do të mbetet i njëjtë për policinë pavarësisht emrit të drejtorit të ri.

Për zotin Nano kam menduar se mund të sillte një frymë të re në policinë e shtetit. Kam menduar se nga mbështetja që vinte nga ndërkombëtarët ai mund të sillte një ndryshim. Por kam gabuar, se nuk kam marrë në konsideratë politikën shqiptare, që ia pret kokën atyre që tentojnë të ngrihen mbi palët. Pavarësisht se kishte një lloj sigurie nga ndërkombëtarët, kam harruar se politika për interesat e veta, e nxjerr jashtë loje politikën ndërkombëtare”, tha Lala./albeu.com