Shkarkimi i Gledis Nanos, gazetarja Klodiana Lala: Përplasje me Çuçin për lëndën narkotike në port

Gazetarja Klodiana Lala duke komentuar shkarkimin e Gledis Nanos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Lala tha se sipas informacioneve që dispononte, Nano kishte patur përplasje të forta me Ministrin e Brendshëm për çështje të nxehta.

“Kishte kohë që kishte shëkputur kontaktet me Ministrin e Brendshëm. Përplasje për çështjen e emërimeve, përplasje për efektivë që kishte dyshime se ishin financuar nga krimi i organizuar. Kishte të bënte me disa sasi kokaine në portin e Durrësit. Në këtë sens, ministri i kërkoi dorëheqjen. Zoti Nano pretendonte se nuk kishte asnjë arsye për ta dhënë, se në 10 muaj nuk kishte patur kohën e mjaftueshme.
Nëse s’ka përmbushur Gledis Nano objektivat, pas tij duhet të jepte dorëheqejn ministri”, tha Lala./Opinion.al