Shkaktoi aksidentin me disa të lënduar në Berat, arrestohet autori

Pas aksidentit me 5 të lënduar në Berat, policia ka arrestuar autorin. Gjithashtu bëhet e ditur, se një nga të lënduarit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Tiranës për mjekin të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Berat

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ergys Petro, pasi më datë 22.08.2021, në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një dyqan elektroshtëpiakesh.

Pët pasojë janë dëmtuar shtetasit: A.K., L.R., T.R., A.V.,  të katër banues në Arrëz, Memaliaj si dhe pasagjeri i cili ndodhej në mjet shtetasi R.S., banues në Berat. Shtetasi L.R., është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 15:28