Është lënë në “burg pa afat” 22-vjeçarja Rexhina Çelhaga, që shkaktoi aksidentin e rëndë në Qafë Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër.
22-vjeçarja ishte duke drejtuar makinën “Land Rover” i cili u përplas me furgonin që përfundoi në greminë dhe shkaktoi 5 viktima.
Çelhaka ka qenë duke udhëtuar së bashku me 2 shtetase të tjera italiane në automjet, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe.
Burimet bëjnë me dije se Çelhaga është transportuar në ambjentet e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale në Tirane pranë burgut të grave .
Vijon.. /albeu.com/