Shkak rrjedhja e gazit, digjet banesa në Bajram Curr

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e këaj të premteje në lagjen “29 Gushti” në lagjen Bajram Curri.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë rrjedhja e bombolës së gazit në banesë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.

Si pasojë e flakëve që kanë përfshirë ndërtesën raportohen dëme të shumta materiale.

Sakaq, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve./Albeu.com.


Shtuar 8.09.2023 16:59