Shkak rrebeshi i shiut, aksidentohen dy makina në autostradën Fier – Vlorë

Foto Ilustruese 

Një aksident është shënuar pak më parë në autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën por raportohet vetëm për dëme materiale.

Reshjet e dendura të shiut dhe lagështia në rrugë dyshohen se kanë shkaktuar përplasjen e mjeteve.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.