Shkak moti i keq, pezullohet nisja e dy trageteve nga Italia për në Durrës

Nisjet e trageteve nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, gjatë ditës së sotme, janë anuluar.

Shkak është bërë përkeqësimi i motit, duke e bërë të pamundur  lundrimin në det të hapur deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Të lidhura

None found

“Si pasojë motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në daten 17.01.2023, anullohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA , gjithashtu anullohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA”, thuhet në njoftim.

Lundrimet pritet të nisin të mërkurën dhe të enjten. /albeu.com

 

 


Shtuar 18.01.2023 09:53