Shitje droge dhe vjedhje banesash, çmontohet banda e shqiptarëve në Itali, 5 të arrestuar

Pesë shqiptarë janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim, në kuadër të një hetimi nga karabinierët e Perugias, të zhvilluar për llogari të prokurorit të qyteti të Umbrias.

Ata akuzohen për shpërndarje droge dhe vjedhje nëpër shtëpi ngjarjet janë regjistruar në qutetin e Umbrias dhe Toaksnës.

Veprimtaria hetimore nisi nga disa lëvizje të dyshimta pranë një apartamenti në Olmo, i banuar nga një shqiptar i cili jeton prej vitesh në Perugia dhe i frekuentuar nga italianë dhe shtetas jo të BE-së, ndonjëherë edhe jashtë BE-së.

 
 

Sipas hetuesve, ai përdorej nga shqiptari, partnerja dhe vëllai i tij si bazë për tregtimin e kokainës.

Gjatëv një kontrolli karabinierët arrestuan një shqiptar të cilit i gjetën  10 gramë kokainë dhe sekuestruan tetë kilogramë marijuanë brenda shtëpisë.

Hetimet e mëtejshme më pas bënë që ushtarakët të besonin se shqiptari që jetonte në shtëpi ishte i lidhur me një grup bashkatdhetarësh që merreshin me vjedhje nëpër banesa.

Roli i tij, në veçanti, do të ishte gjetja e makinave për t’i përdorur për grabitjet, identifikimi i shtëpive që do të vidheshin dhe shoqëronte ata që më pas do të duhej të kryenin vjedhjet.

Të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në 19 vjedhje të kryera si në Umbria ashtu edhe në Toskanë, në provincat e Arezzo, Firence dhe Piza, midis gushtit dhe nëntorit 2022.

Shtëpitë që do të grabiteshin u zgjodhën për shkak të mungesës të pronarëve ose ato që nuk mbroheshin nga sistemet e alarmit.

Nga pesë shqiptarët e arrestuar, një u dërgua në burg, dy janë në arrest shtëpie, një i ndalohet qëndrimi në vend dhe për një tjetër është vendosur masa e detyrimit të paraqitjes.

Për momentin janë në kërkim edhe dy persona të tjerë në Itali dhe në Shqipëri. (Albeu).


Shtuar 4.07.2023 20:27