Shiste kanabis në zona të ndryshme të Shkodrës, arrestohet 18-vjeçari rumun

Një 18-vjeçar nga Rumania ka rënë në pranga pasi shiste doza kanabisi në qytetin e Shkodrës.

Konkretisht, u arrestua qytetari rumun Nicolae-Ionut Deliver, 18 vjeç, banues në Shkodër.

Ai u kap në flagrance në lagjen “Qemal Stafa” teksa posedonte një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.

Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë të ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet 18-vjeçarit, në momentin e arrestimit.


Shtuar 13.12.2023 09:03