Shisnin veshje dhe çanta kontrabandë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

Policia e Vlorës ka goditur një rast të kontrabandimit të mallrave. Si rezultat është arrestuar një 34-vjeçar ndërsa po punohet për kapjen e bashkëpunëtores së tij.

Në kuadër të operacionit “Tranzit” u bë arrestimi i shtetasit si A. L., 34 vjeç, banuese në Vlorë, dhe u shpall në kërkim shtetasja E. B., 29 vjeç, banuese në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases E. B., në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje dhe çanta me vlerë 25 000 euro, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. B. bashkëpunonte me shtetasin A. L., për magazinimin e mallrave të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i shitnin me pakicë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com


Shtuar 26.10.2023 10:00