Shisnin në FB e Instagram, kush janë emrat e pronarëve dhe subjekteve online që u goditën nga policia

Gjatë ditës së sotme policia ndërmori një operacion për goditjen e bizneseve online që tregtonin produkte përmes rrjeteve sociale.

15 pronarë të bizneseve online janë arrestuar dhe 6 janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për mallra kontrabandë dhe shitjen e tyre në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

Prokuroria arsyeton se këta pronarë, duke shfrytëzuar porositjen në rruge virtuale dhe të pakontrollueshme nga organet tatimore, dhe më pas duke shfrytëzuar mënyrën e transportit me shërbimin postar privat, kanë tregtuar në mënyrë të paligjshme produkte të ndryshme të dyshuara kontrabandë apo produkte për të cilat nuk deklarohet shitje dhe për rrjedhojë nuk i faturohen me kuponë tatimor klientit final.

Lista e pronarëve të arrestuar dhe bizneseve përkatëse:

E.I administratore tek subjekti Pure Parfume

P.Rr administratore e faqes Gral

  1. K administratore e faqes Fansi Shop
  2. Xh adminsitratore e faqes EMY SHOP

E.R administratore e faqes Luxmoda

  1. D administratore e faqes Garderoba ime
  2. K administratore e dy faqeve online Chic&Posh Uk dhe Lulita.Uk
  3. R administratore e faqes online Dars.Al
  4. Gj adminsitratore e faqes Divino Shoes
  5. V administrator i subjektit Klodi Store
  6. K administrator i faqes King Bro Style
  7. Q administrator i faqes Bli Veshje
  8. Ll administrator i faqes Outlet Shoes

Sh. P administrator i faqes Pelinku Store dhe subjekt fizik Shkëlqim Pelinku

  1. B administrator i faqes Carpet Diem

Ndërsa janë shpallur në kërkim pronarët e faqeve online si më poshtë:

  1. H administrator i dy faqeve Online London Fashion dhe Bo Boo Fashion
  2. B administrator i faqes online Zero Absolute
  3. G administratore e faqes HM Original Fashion
  4. Ç administrator i faqes online BeCool
  5. Z S administratore e faqes online Natura Vita Health
  6. S., 32 vjeç