Shirat sjellin përmbytje në Durrës, makinat “notojnë” në ujë (VIDEO)

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë nisur orët e para të mëngjesit të ditës sotme, kanë sjellë dhe problematikat e para në qytete.

Në Durrës, në disa rrugë të qytetit ka pasur përmbytje.

Siç mund ta shikoni dhe nga pamjet, uji ka vërshuar në rrugët e qytetit, ndërsa ndërhyrja për të pastruar pesetat nuk ka nisur ende.

Kujtojmë se vetëm kjo fundjavë do të jetë me shi, ndërsa java nis sërish me kthjellime./albeu.com


Shtuar 5.11.2022 09:53