Të paktën një milion lindje bebesh të vdekura çdo vit në botë shkaktohen nga ndotja e ajrit, sipas studimit të parë global të këtij lloji.
Britanikja ‘The Guardian’ shkruan se gjysma e totalit të lindjeve të vdekura në të gjithë botën shkaktohen nga ekspozimi ndaj mikropjesëzave plastike apo metalike me mase 2.5 mikron ose me shume, që kryesisht prodhohen nga karburantet fosile.
Studimi përfshinte 137 shtete në Azi, Afrikë e Amerikën Latine, ku ndodh dhe numri më i madh i lindjeve të vdekura, thotë studimi, i cili bazohet në të dhënat e më shumë se 45,000 lindjeve të vdekura dhe të suksesshme.
Lindjet e vdekura përshkruhen në raportin e vitit 2020 të publikuar nga Unicef. Studimi epidemiologjik nuk ekzaminonte se cilat përmasa të pjesëzave ndotëse shkaktojnë lindjet e vdekura, por vjen pas zbulimeve të muajit të shkuar se mikro-pjesëza plastike e metalike janë gjetur në trurin dhe mushkëritë e fetuseve të lindura të vdekura.