Shifër rekord, nuk do ta besoni sa është shitur rubini më me vlerë ndonjëherë (VIDEO)

Rubini më i madh ndonjëherë është shitur në akand me shumën rekord prej 34.8 milionë euro, njoftoi Sotheby’s në Nju Jork.

Perla e bukur me peshë 55.22 karat është shitur të enjten dhe është guri më i vlefshëm i këtij lloji.

 

Kompania kanadeze “Fura Gems” ishte ajo që nxori në dritë perlën e çmuar, e cila u gjet brenda një prej minierave të saj në Mozambik.

Siç raporton rrjeti amerikan CNN dhe gazeta britanike “Daily Mail”, pa kaluar një vit nga dita e zbulimit të tij, rubini i madh doli në ankand në “qytetin që nuk fle kurrë”.

Përpara ankandit të tij, Sotheby’s e përshkroi xhevahirin si “jashtëzakonisht të rrallë” duke nënvizuar se është rubini “më i lartë në vlerë” që ka dalë ndonjëherë në treg.


Shtuar 11.06.2023 13:05

Tags: ,