Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e zgjedhjeve vendore së 30 qershorit, të ngritur nga kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi për shfuqizimin e zgjedhjeve.
Duke ju referuar parashtrimeve të kryetarit të Partisë Konservatore, gjyqtarët kanë konstatuar se kjo parti është regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore, duke marrë pjesë dhe nuk ka kundёrshtuar rezultatin e tyre.
Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se partia e Kujtim Gjuzit nuk legjitimohet, pasi nuk provon interesin e saj të drejtpërdrejtë në kuptim të normave dhe standardeve kushtetuese.
Me rrëzimin e padisë, Kushtetuesja ka vendosur gjithashtu moskalimin e çëshjtes në seancë plenare.