Shfrytëzonte për prostitucion një 36-vjeçare, arrestohet tutori në Berat

Një 32-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Beratit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucion”.

Blutë njoftojnë se i arrestuari shfrytëzonte për prostitucion një 36-vjeçare, ndërsa kjo nuk ishte hera e parë që ky person përfundon në pranga, pasi ka qenë edhe më parë i dënuar për shfrytëzimin e të njëjtës shtetase.

Njoftimi:

DVP Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.

Në kuadër të operacionit “Precedenti”, si dhe në zbatim të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Beratit, përkatësisht për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit “ dhe “Prostitucioni”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Berat, gjithashtu në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj u kap dhe ndalua shtetasja A. H., 36-vjeçe, banuese në Memaliaj, Tepelenë, për veprën penale “Prostitucioni”.

32-vjeçari akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë, shtetasen A. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 17.01.2025 13:34