Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në 24 orët e funit prej 1.986 testimeve të kryera kanë rezultuar 201 raste të reja pozitive me Covid-19, prej tyre 37 janë ri-infektime.
Në peridhën e njëjtë kohore janë shëruar 249 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën dy persona si pasojë e koronavirusit.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i të diagnostifikuarve me Covid-19 ka arritur në 306.178, i të shëruarve në 295.237, i të vdekurve në 9.226, ndërsa numri i rasteve aktive momentalisht është 1.715.