Sherri nisi për një vajzë dhe përfundoi me vrasjen e 23-vjeçarit, drejtësia italiane kërkon burgim të përjetshëm për Rigels Gjinajn

Rigels Gjinaj, 34-vjeçari i cili mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit të kaluar qëlloi për vdekje Emanuel Rrokun në një lokal në Turbigo (Milano) rrezikon burgim të përjetshëm.

Prokurori publik Ciro Caramore kërkoi dënim maksimal për të.

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Në këtë moment, me sa duket ka lindur një debat për një vajzë me Rigelsin. Në debat e sipër që kulmoi me vrasje, 34-vjeçari shqiptar nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë. Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar dhe dy të tjerët plagosën dy persona.

23-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari u shtrua për disa kohë në Gallarate për shkak të rrahjeve që ka pësuar atë mbrëmje.

Raporti balistik

Muajt e fundit pikërisht në atë lokal është bërë ekzaminimi balistik. Hetuesit e Parmës rindërtuan skenën e krimit, për të përcaktuar nëse ishte apo jo një vrasje me dashje. Nga ekspertiza konstatohet se gjuajtja vdekjeprurëse është qëlluar nga një distancë prej 25 deri në 45 cm, ka goditur gjerdanin e Rrokut dhe është devijuar drejt qafës së tij, shkruajnë mediat italiane.

“Nuk doja të vrisja njeri. Do të doja të kthehesha pas dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigelsi, i cili përfundoi në burg për vrasje.


Shtuar 13.11.2023 14:49