Sherri nisi për çështje votash, detaje nga plagosja e ish-kreut të PD-së në Peqin

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen me armë zjarri e ish-kreut të PD-së në Peqin, Diell Çela. Çela u konfliktua sot me 52-vjeçarin Sokol Dehima, për motive të dobëta.

Çela ka mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autori 52-vjeçar, Sokol Dehima është në arrati.
Personat në fjalë ishin konfliktuar një ditë më parë me fjalë për çështjen zgjedhore, ndërsa sot debati ka degraduar në përdorimin e armëve, raporton gazetari Fatmir Popja.

Dehima thuhet se është mbështetës i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa Çela në 2016 ka qenë kreu i PD në Peqin, ndërsa tashmë mbështetës i PS./albeu.com/