Raporti i dikurshëm mes dy ish-banoreve të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu dhe Kader Kicaj, duket se ka marrë fund përfundimisht.
Pas një tensioni të ndezur në studion e “E Diell” javën e kaluar, ku Xheneta përmendi ish-partnerin e Kaderit, Lumbardh Salihun, kjo e fundit reagoi e prekur dhe braktisi emisionin në mes.
Të lidhura
None found
Situata është përshkallëzuar edhe më shumë këtë të diel, kur modelja nga Prizreni deklaroi publikisht se është kërcënuar nga partneri aktual i Xhenetës.
“Ka qenë javën e kaluar me mysafiren në fjalë, dhe më ka marrë i dashuri i saj e nuk e di se çfarë e ka, më ka marrë i dashuri i saj në telefon dhe më ka kërcënuar”, u shpreh Kaderi në program.
E revoltuar, ajo shtoi më tej:
“Janë shumë të ulëta gocat që bëjnë këto gjëra”.
Tashmë, të dyja vajzat nuk ndiqen më në Instagram, një sinjal i qartë se marrëdhënia e tyre është zbehur krejtësisht.
