Sherri me thika në Angli, kush është shqiptari që gjeti vdekjen

Vetëm pak ditë më parë, një i ri humbi jetën në Angli pas një sherri em thikë.

22-vjeçari u mësua se ishte shqiptar, nga Elbasani ndërsa është identifikuar si Armend Xhika.

Fillimisht ai u dërgua në spital me shpejtësi për ndihmë, por plagët ishin tepër të rënda dhe nuk mundi që të mbijetonte.

Deri tani policia angleze ka arrestuar dy persona, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe të tjerë që ishin të përfshirë në sherrin me thika që përfundoi me një të vdekur në Pitsmoor.


Shtuar 18.05.2021 19:55