Sherri me Bashën dhe Dumën, reagon Agron Shehaj

Ditën e sotme në media u publikua debate mes kreut të PD-së Lulzim Basha, ish-kandidatit për kryetar Agron Shehaj dhe deputetes Grdia Duma.

Në lidhje me debatit, ka reguar Agron Shehaj, përmes një postimi në Facebook.

Reagimi i Shehajt:

Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 14:12