Sherr në Tiranë, 38-vjeçari konfliktohet me një grua dhe kundërshton shoqërimin në polici

Rreth orës 14:30, në rrugën “Skënder Luarasi”, për motive të dobëta,  shtetasi A. K., 38 vjeç, është konflktuar verbalisht me shtetasen E. T.

Gjithashtu ky shtetasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Shtetasi A. K., aktualisht ndodhet në spital duke marrë ndihmën përkatëse mjekësore, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 29.06.2021 19:25