Paraditen e sotme një sherr ka ndodhur në shëtitoren e Sarandës për motive të dobëta. Megjithatë shtetasi G. G., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur në kurriz shtetasin K.K. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com