Një konflikt raportohet të ketë ndodhur në Sarandë.
Si pasoje e përdorimit të mjeteve prerës gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë një person.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë./albeu.com/