Një sherr në koncertin e tij, nuk i kanë pëlqyer shumë Malumës. Gjatë koncertit të fundit të Maulma-s në Chiclana të Spanjës, gjërat dolën jashtë kontrollit kur dy fanse filluan të grinden.
Për sigurinë e të gjithëve, këngëtari dhe aktori vendosi të reagojë ndaj tyre. Në videon tashmë virale, shihet Maluma në skenë teksa kërkon që dy fansa të largohen nga koncerti i tij.
“Prisni… Shiko, nuk e kam idenë se si quheni, por ata që u grindën duhet të largohen nga koncerti im,”- tha këngëtari.
Mesa duket sherri ka qenë i madh, aq sa ai e ka vënë re në skenë.