Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kuçovë ku si pasojë ka ngelur i plagosur shtetasi me iniciale A.Q., 19 vjeç.
Konflikti raportohet se ka ndodhur për motive të dobëta ku 2 shtetasit K.D., 17 vjeç dhe T.H., 17 vjeç, kanë plagosur me thikë në dorë dhe në shpinë 19 vjeçarin.
Autorët si pasojë janë arrestuar nga policia gjithashtu materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Njoftim policie
Goditën me mjet të mprehtë një shtetas, vihen në pranga dy autorët.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.D., 17 vjeç dhe T.H., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Lumas, Kuçovë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjet te mprehtë (thikë), në dorë dhe shpinë shtetasin A.Q., 19 vjeç, banues në Sheqëz, Kuçovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”./albeu.com