Sherr mes tifozëve në Shkup, një i plagosur me thikë

Një tifoz i ekipit të futbollit “Levski” ndodhet në spital pas përleshjes mes dy grupeve në Shkup.

Tifozët e Levskit u zhvendosen jashtë shtegut të caktuar për tifozët, shkruan “BNT” bullgare.

Ka pasur një konflikt me tifozë nga Maqedonia, pas së cilës njëri nga bullgarët është goditur me thikë.

Sipas media bullgare, tifozi nuk është në rrezik për jetën, ai është transferuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku po mjekohet.

Përleshje ka mes tifozëve të Shkupit dhe Levskit ka pasur edhe në rrugët e Shkupit.

Sipas MPB-së së Maqedonisë së Veriut,  janë arrestuar 19 tifozë nga Bullgaria, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Prej tyre, tetë persona janë arrestuar për sjellje të dhunshme gjatë ndeshjes, dy persona për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa nëntë për sjellje agresive ndaj policëve.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rasteve, ndaj tifozëve do të pasojnë kallëzime adekuate.

Gjithashtu janë ndaluar edhe dy tifozë të Shkupit, të cilët e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike.


Shtuar 28.07.2023 10:53