Sherr mes motrës dhe vëllait në Fier/ Në konflikt përfshihen dhe familjarët e tjerë, 3 në pranga, 1 në kërkim

Ditën e sotme, tre familjarë janë arrestuar në Fier dhe një 18-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë dhunuar një person dhe bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, është arrestuar një 42-vjeçar, bashkëshortja e tij dhe djali i tyre.

Po ashtu, është shpallur në kërkim djali 18-vjeçar i çiftit. Së bashku, ata kanë dhunuar vëllain e 42-vjeçares dhe gruan e tij, e po ashtu i kanë thyer xhamat e makinës.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 42-vjeç, banues në Levan, bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 42-vjeç, djalin e tij, shtetasin A. M., 20-vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18- vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar vëllanë e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39-vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen K. O., 35-vjeçe. Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit”,– njofton policia.

Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 4.12.2025 10:35