Pas gjyqit për pronën, plas sherri mes palëve në Fier: “Dajakut” nuk i shpëton as avokati (VIDEO)

Një gjyq për cështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore, aty ku pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën, duke përfunduar në  sherr, të cilit nuk i ka shpëtuar edhe një avokat.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për 4 persona të shoqëruar në mjediset e policisë së Fierit.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).

Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 24.11.2022 13:34