Sherr mes kunatash në Sarandë/ Arrestohet njëra prej tyre

Një sherr ka ndodhur mes dy kunatave në Sarandë. Mësohet se njëra prej tyre gjatë konfliktit ka ushtruar dhunë fizike ndaj tjetrës.

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen banuese në Greqi, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 14.08.2024 13:17