Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, përfundon në spital njëri prej tyre

Një konflikt i çastit mes disa të rinjve për motive ende të panjohura, ka përfunduar me një të plagosur.

Pas nisjes së debatit, të rinjtë janë konfliktuar fizikisht, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e saj.


Shtuar 29.01.2024 17:48