Një sherr me thikë është regjistruar pak minuta më parë në ambientet e lokalit pranë urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë plagosur dy vëllezër.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin, Tedi Durishti.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar./albeu.com