Një sherr me thika raportohet të ketë ndodhur në Elbasan gjatë ditës së sotme.
Sipas burimeve, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen 5-Maji në Elbasan.
Gjithashtu mësohet se i plagosur me thikë ka mbetur shtetasi Albert Ali Berati, i cili ka marre demtime te lehta ne trup.
Autori i kesaj ngjarje është Fadil Ibrahim Sinani, banues te 5-Maj, i cili është kapur nga ana e forcave te policisë.
Në cilesinë e provës materiale është sekuestruar edhe thika që ka kryer krimin.
I plagosuri ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë dëmtime sipërfaqesore në trup dhe kokë.