Dy shoferë kamionësh nga Tirana, janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin në doganën e Kapshticës.
Njëri prej shoferëve ka qëlluar me thikë në bark tjetrin, ndërsa i dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës.
Autori është vënë në pranga dhe po merret në pyetje.
Paraprakisht mendohet se shkak i konfliktit që përfundoi në plagosje me thikë ishte radha për të kryer procedurën e skanerit.
Njoftimi i policisë:
Kapshticë/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.
Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.